Rihapja e hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, dy protestuesve që u qëlluan në tubimin e organizuar nga partia socialiste në 21 janar të 2011, ka nxitur edhe familjarët e viktimave të tjerë që të kërkojnë drejtësi.
Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt, i cili po ashtu u ekzekutua nga garda e republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka kërkuar rihetim të dosjes nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
Ai tha se për këtë ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë.
RENATO MYRTAJ
DJALI I FAIK MYRTAJT
Advertisement
“Për dy personat që është hapur dosja e 21 janarit në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar dhe mesa kam marrë vesh ky është një hetim që ka bërë kërkesë policia. Shpresoj që çështjen e Aleks Nikës si dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK. Ne thjeshtë kemi bërë kërkesën në Gjykatën e Lartë. Akoma s’kemi marrë përgjigje. Pres që çështjen ta marrë SPAK. Kjo është shpresa ime. Edhe gjykata speciale nuk është krijuar koma. Por kësaj çështje do i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim”
Prokuroria e Tiranës rihapi hetimet për dy prej protestuesve të vrarë në 21 janar pas më shumë se 10 vitesh. Hetimet po drejtohen nga prokurorja Marjeta Zaimi, ndërsa në janar të këtij viti organi i akuzës kërkoi riekspertizë të plumbit që i mori jetën 36-vjeçarit, Aleks Nika.