Tre të rinj janë arrestuar në Sarandë, pasi i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi të huaj një shumë parash.
Policia e Sarandës është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka bërë të mundur kapjen e tre të rinjve, K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumën e parave të vjedhura dhe tre celularë.
Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Road”.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";I vodhën me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 3 bashkëpunëtorët.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe 3 aparate celulare.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.