Në gjykaten e Shkodrës është dhënë masa e sigurise per 8 te ndaluarit ne kuader te operacionit “North Forex”.
Gjykata e Shkodres pasi ka shqyrtuar provat e prokurorise ka vendosur masen e sigurise detyrim paraqitje per te ndaluarit te cilet kane qënë punonjes të kompanisë call-center.
Pala mbrojtese ka kerkuar lirimin, passi te arrestuarit nuk kane pasur dijeni per skemen e mashtrimit qe pretendohet
Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi polak Pawel Wziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-center-it.
Në kërkim janë edhe Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38-vjeç.