
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një mjet tip Mercedez Benz është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të qytetit të Korçës.
Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Mateos Dersniku, i cili ka bërë me dije se nuk ka pasur probleme me persona të tjerë, ashtu siç tha se është pa precedente penal.
Advertisement
Policia ka dyshime se zjarri ka qënë i qëllimshëm, ndaj dhe për këtë ka filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Mësohet se nga flakët mjeti është djegur i gjithi, çka dhe për ekspertët tregon se zjarri nuk ka ardhur nga probleme teknike.
Advertisement