I veshur si polic/ Momenti kur Edison Begaj qëllohet me 4 plumba në sy të fëmijëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I veshur si polic/ Momenti kur Edison Begaj qëllohet me 4 plumba në sy të fëmijëve

Behen publike pamjet e atentatit të ndodhur pak ditë më parë në fshatin Kaninë të Vlorës ku u plagos 38-vjeçari, Edison Begaj.

 

Në pamje shihet Edison Begaj që zbret nga makina e tij për të hapur portën e banesës private, ndërsa autori i veshur me rroba policie dhe një maskë anticovid i vjen nga mbrapa.

 

Advertisement

Ai e qëllon dy herë nga këmbët me një automatik e më pas largohet me shpejtësi. Në momentin e ngjarjes, prezent ishin dhe dy fëmijët e mitur të Begajt, të cilët dalin të tmerruar nga makina.

 

Ende nuk dihet nëse atentati ka qenë vetëm një paralajmërim apo ekzekutori gaboi në shenjë. Kjo pasi distanca mes tyre, siç shihet dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë të banesës së Begajt, ka qenë shumë e afërt.

 

Advertisement

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:30, ndërsa Begaj u paraqit vetë në spital. Por, ndërsa kanë kaluar disa ditë, policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin.

 

Dy pistat, ben te ditur Vizion Plus, ku janë fokusuar hetimet deri më tani janë ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale si dhe përplasja për trafikun e drogës.

 

Advertisement

Më 18 maj 2020 Edison Begaj ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, së bashku me katër persona të tjerë, pasi ka qenë pjesë e bandave të trafikut të drogës e të armëve drejt Italisë.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy