I vëllai u paraqit në SPAK, reagon Rama: Bardhi mashtroi për akuzat në emrin e familjes time, nuk ka ngritur asnjë padi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I vëllai u paraqit në SPAK, reagon Rama: Bardhi mashtroi për akuzat në emrin e familjes time, nuk ka ngritur asnjë padi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paraqitjes së vëllait të tij në SPAK, Olsi Ramës, duke sqaruar motivet e këtij të fundit.

Rama konfirmoi se bëhet fjalë për akuzat e demokratit, Gazmend Bardhi, i cili edhe pse publikisht ka deklaruar se do të padis vëllanë e kryeministrit si të përfshirë në dosjen “Xibraka”, sipas kryesocialistit ka mashtruar.

Kryeministri thekson se bëhet fjalë për akuza të rreme ndaj familjes së tij, pasi nuk rezulton të ketë asnjë padi të ngritur ndaj të vëllait, Olsi Ramës.

“A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon. Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston”, shkruan Rama.

Advertisement

Po ashtu, Rama theksoi në reagimin e tij se SPAK ka rihapur dosjen dhe se Bardhi do duhet të përgjigjet për akuzat e ngritura publikisht.

“Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë!”, përfundon ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy