Gazetari i Vizion Plus, Arben Boriçi ka siguruar fotot e dy vëllezërve në Gramsh, Algert dhe Erald Mine, të cilëve u shpërtheu makina në qendër të Gramshit.
Të dy vëllezërit kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh.
Automjeti tip “Ford Focus”, që drejtohej nga Algert Mine, gjatë kohës që ishte në lëvizje shpërtheu.
Advertisement
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit të automjetit.
Policia njofton se pas ekzaminimeve të mekanizmit të rrethanave që kanë ndikuar në shpërthim do të ketë një njoftim të plotë./vizionplus.tv