Edmond Panaori i dënuar për vrasje në vitin 1996 ka rënë në pranga nga policia Kufitare në Portin e Vlorës. Panaori po vinte në Shqipëri nga Italia duke tentuar të kalonte nga Porti i Vlorës.
45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier më 15 dhjetor të vitit të kaluar ka nxjerrë urdhrin për të rikthyer në fuqi vendimin e vitit 2021 nga Gjykata e Lartë. Ky vendim, e dënonte Panaorin me 10 vite burg, nga të cilat ai kishte për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.
Ai është dënuar pasi në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) një person me iniciale G.S.
Port Vlorë/I shpallur në kërkim nga DVP Fier, për vrasje me dashje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";45-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, për tentativën e tij për t’u futur në Shqipëri.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit:
Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.
Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";45-vjeçari iu dorzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.