Policia e Vlorës ka arrestuar Marjus Balon, 34 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim.

 

Ai është dënuar me 1 vit e 3 muaj burh për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DVP Vlorë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin Marjus Balo, 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 08.02.2021, e ka dënuar me 1 vit, 3 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike. 

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";