Policia e Lushnjes ka arrestuar pak ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

 

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se nga rrëfimi i Tafanit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat, ndërsa janë firmosur gjithashtu edhe 15 urdhër-arreste.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas kësaj dëshmie, policia ka nisur kontrollet kryesisht në Lushnje dhe Elbasan për të kapur emrat të cilët janë artikuluar  nga dëshmia e të penduarit që u kap për grabitje.

 

Operacioni ka vijuar që prej mesditës së sotme. Në mesin e personave që ka përmendur Tafani si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitete të theksuara kriminale, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete.

 

Tafani është mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin në Lushnje. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Këtë të mërkurë i është komunikuar masë në Tiranë dhe në vijim pritet t’i komunikohen edhe 2 masa të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";