Është arrestuar në Holandë, 35-vjeçari nga Elbasani i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Gjithashtu Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj tij urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).
35-vjeçari nga Elbasani u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.
Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit dhe Policisë së Holandës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë në kërkim ndërkombëtar.
Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale, finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë në kërkim ndërkombëtar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Finalizohet në Holandë, operacioni policor i koduar “Leiden”, i zhvilluar nga Policia holandeze, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Elbasani.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Në vijim të punës hetimore të kryer nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale, me homologët holandezë, në kuadër të operacionit “Leiden”, u kap nga Policia holandeze shtetasi:
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”.
Ky shtetas u kap në Leiden, Holandë, duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me identitet tjetër.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Hagë, Holandë, pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, u bë arrestimi provizor i tij, me qëllim ekstradimi.
Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm).
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për të luftuar krimin e organizuar.
Policia e Shtetit falënderon homologët holandezë, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e informacioneve në kohë reale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.