Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim. 28-vjeçari nuk iu ishte bindur policëve për të ndaluar dhe kishte braktisur automjetin me të cilin po transportonte emigrantë të paligjshëm.
“28-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 11.03.2023, duke drejtuar automjetin e tij, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës”, thuhet në njoftim.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.