Një 36-vjeçar me iniciale R.(L). P është vetëdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
36-vjeçari është dënuar me burg për për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve” në shtetin fqinj.
Advertisement
Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Tiranë
AdvertisementMë datë 24.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është vetëdorëzuar shtetasi R.(L). P., 36 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arrestin për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë procedurat për ekstradimin e tij.
Advertisement