I shpallur në kërkim, arrestohet shqiptari në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim, arrestohet shqiptari në Itali

Shoferi i një kamioni në Itali është ndaluar nga policia, duke u vetshfaqur si shtetas rumun. Ai tregoi me fotografi një leje drejtimi patent dhe kartë identiteti, të cilat rezultuan të ishin fallso. Policia italiane arriti të kuptonte që dokumentat ishin të rreme.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i arrestuari nga policia ishte me kombësi shqiptare dhe nën urdhër arresti për arratisje nga arresti shtëpiak pasi ishte përgjegjës për tentativën e vrasjes në një të shtëna me armë zjarri të ndodhur në tetor në Bolonja në via Marco Polo.

Gjatë të shtënave, të cilat supozohet se kanë ndodhur për qëllime shpërndarje droge, ai tentoi të vriste një burrë me kombësi marokene. I arrestuar nga policia, burri me kombësi shqiptare kishte precedentë të shumtë kriminalë shumë të rëndë: në muajt e parë të vitit kishte marrë një denoncim për armëmbajtje pa leje me emër të rremë, ndërsa të tjerë shumë të rëndë.

Personi ishte në kërkim në të gjithë vendin nga të gjitha forcat e policisë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy