I shpallur në kërkim/ Arrestohet në Pogradec 47 vjeçari, pritet ekstradimi i tij në Itali (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim/ Arrestohet në Pogradec 47 vjeçari, pritet ekstradimi i tij në Itali (EMRI)

Taulant Agushi, 47 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Pogradecit.

 

Agushi është dënuar me 9 vjet e 10 muaj heqje lirie në Itali për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

Arrestimi i 47 vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj.

 

Pogradec

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Interpol Tirana.  

 

Advertisement

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 47-vjeçar i dënuar me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.  

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

 

Advertisement

Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec.

 

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  

 

Advertisement

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy