I shpallur në kërkim/ Arrestohet në kufi 41-vjeçari, policia i sekuestron mbi 10 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim/ Arrestohet në kufi 41-vjeçari, policia i sekuestron mbi 10 mijë euro

Policia kufitare në Gjirokastër ka vënë në pranga një 41-vjeçar të shpallur në kërkim. 41-vjeçari tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, por u pikas nga uniformat blu.

 

Ai rezultonte i shpallur në kërkim pasi me anë të mashtrimit i kishte marrë një personi shumën prej 9 mijë euro.

 

Advertisement

Gjithashtu, policia ka sekuestruar mbi 10 mijë euro dhe 400 dollarë që 41-vjeçari nuk i kishte deklaruar në doganë.

 

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur shtetasit J. S., 10 150 euro dhe 400 dollarë, të cilat ai nuk e kishte deklaruar në doganë, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur disa dokumente identifikimi të falsifikuara, të cilat dyshohet se i ka përdorur gjatë qëndrimit në Shqipëri, për të mos u identifikuar nga Policia”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Mbi 41-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy