Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim. Ky i fundit ishte lënë në burg nga Gjykata e Apelit për dhunën në familje.
Në të njëjtën kohë, 35-vjeçari ka thyer urdhrin e mbrojtjes, të lëshuar nga policia për motrën e tij.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.