I sekuestrohen mbi 90 mijë euro dhe 3 mijë paund/ Arrestohet në Fier 28 vjeçari me rekorde kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I sekuestrohen mbi 90 mijë euro dhe 3 mijë paund/ Arrestohet në Fier 28 vjeçari me rekorde kriminale

Një 28 vjeçar me iniciale R.Ç është arrestuar nga policia pasi iu gjetën dhe sekuestruan shuma të mëdha parash.

 

Policia e Fierit I gjeti në makinë 97 540 euro dhe 3 000 paund, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtari kriminale.

 

Advertisement

I riu është një person me precedent të theksuara kriminale.

 

Fier / Kontrolle të befasishme ndaj personave me precedentë të mëparshëm kriminal, me qëllim parandalimin, evidentimin e goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Money”.

 

Procedohet penalisht 28-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan në automjet, 97 540 euro dhe 3 000 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

 

Advertisement

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të ushtruara në të gjitha akset rrugore të vendit, si edhe monitorimit të vazhdueshëm të ambienteve që frekuentohen nga persona me precedentë kriminal, në vendin e quajtur “Kthesa e Verrisë”, Fier, u ndalua për kontroll, nga shërbimet e Policisë, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin R. Ç. me precedent të mëparshëm për veprimtari kriminale në fushat e plagosjes dhe vjedhjes së pronës e pasurisë.

 

Si rezultat, në automjetin e 28-vjeçarit u gjetën 97 540 euro dhe 3 000 paund, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dyshohet se këto shuma parash janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

 

Advertisement

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. Ç., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari të tjera kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy