Tre police jane arrestuar pas ngjarjes se rende te ndodhur diten e merkure ne komisariatin e Kavajes.
Efektivet jane prangosur ne kuader te hetimeve mbi vdekjen e te riut Ilvi Meta brenda ambjenteve te paraburgimit ne Komisariat.
Policet e prangosur jane inspektoret Rushit Kola dhe Bexhet Berberi si dhe nenkomisari Petrit Brahimaj.
Dy inspektoret kane qene roje ne dhomen e paraburgimit ku dyshohet se eshte gjendur i vetevarur 31-vjecari Ilvi Meta.
Ilvi Meta ishte ndaluar te merkuren pasi akuzohej per nje vjedhje te ndodhur ne daten 2 prill ne Kavaje, ne nje banese.
Dyshohet se Ilvi Meta i ka dhene fund jetes duke u vetevarur me lidheset e kepuceve.
Per kete rast te rende, drejtori i policise ka ngritur nje grup pune per te hetuar cdo gje ka ndodhur ne komisariat.