Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Tepelenë.
Policia njofton se 30 vjeçari me iniciale H.Xh, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur 71 vjeçaren me iniciale Z.Rr.
Si pasojë e kësaj, e moshuara ka ndërruar jetë në spital.
Tepelenë/Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
AdvertisementNë vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.