40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Daphne të Greqisë, u dërgua në gjykatë disa orë më parë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi.

Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Një ditë më parë 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi.

Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar, marrë shkas nga mënyra se si autori vrau bashkëshorten duke i prerë fytin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";