Një person është paraqitur pas mesnate i plagosur në spitalin e Sarandës.
Mësohet se Erlind Rumani, 38 vjeç, është paraqitur në spital rreth orës 02:30 me plagë ne qafë, ndërsa dyshohet i goditur me thike ose kaçavidë. Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”.
Advertisement
“Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobta është konfliktuar me një shtetas tjetër.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Advertisement