“I pa besë, njeri me vese, interesaxhi”/ Spaho “i përvishet” Bashës: Nuk ke pasur asnjë vlerë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“I pa besë, njeri me vese, interesaxhi”/ Spaho “i përvishet” Bashës: Nuk ke pasur asnjë vlerë!

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka ashpërsur tonet ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha.

Spaho ka kometuar deklaratat e Bashës për pastrimin “ e llumit të PD”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho thotë se Basha nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj vlere. Sipas tij, çdo post që ai ka mbajtur është falë mbështetjes së ish kryeministrit Berisha.

Spaho i bën thirrje Bashës të dalë në bazë, për të parë sesa mbështetje ka nga demokratët.

“10 vite ne drejtimin me te larte te PD nga viti 2005 deri ne 2015 dhe flet per “llumin” e PD qe u dashka te pastrohet!!!!
8 vite te tjera Kryetar i PD dhe sot u kujtua zoteria per te folur per “pastrimin” e PD. Ti more zoteri ke mbajtur keto poste qe te jane falur vetem sepse ke patur mbeshtetjen e Berishes. Nuk ke pasur dhe nuk ke asnje vlere. Medioker, njeri qe nuk merr mendim nga te tjeret, nuk meson nga gabimet, skematik, i pa bese, njeri me vese, interesaxhi. Asgje nuk cove deri ne fund per shkak te paaftesise dhe frikes per tu perballur me pushtetin qe te ushqen. Nje sinjal te na jepej para 13 Qershorit dhe ne te nxirrnim ty me kepuce te kuqe dhe jo fitues me 40 mije vota. Dil ne baze, ki kurajo, provo vehten dhe te shohesh sa mbeshtetje ke”, shkruan Sapho.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy