
Disa persona në Greqi kanë rrahur brutalisht një tjetër, në Tripoli pasi ky i fundit ndërhyri pas ngacmimit ndaj vajzës së tij.
Ai është dërguar në spital dhe po lufton për jetën.
Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje kur babai i pafat u përpoq të mbronte vajzën e tij por përfundoi në urgjencë i mbuluar nga gjaku.
Policia e departamentit lokal arrestoi një të huaj 51-vjeçar dhe tre grekë të moshës 34, 31 dhe 57 vjeç, të cilët u morën në pyetje nga hetuesit.
Advertisement