Një i moshuar në Elbasan ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të diele.
Policia njofton se 73-vjeçari me iniciale S.M në kushte të rënduara psikologjike është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 minuta.
“Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje.
Advertisement
Grupit hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./vizionplus.tv