Damian Gjiknuri foli për mediat si i sapozgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.
Në këtë detyrë ai zëvendëson Taulant Ballën, që tashmë do të mbajë vetëm postin e kryetarit të grupit parlamentar socialist.
Gjiknuri e shikon detyrën e re si sfidë, për të cilën tha se do të bëjë më të mirën.
“Unë kandidimin tim të parë e kam pasur në Qarkun e Elbasanit. Është një detyrë e vështirë, sfidë e madhe. Natyrshëm që edhe unë kam eksperiencën time dhe do të bëj më të mirën të mundshme punën e nisur. PS është konfirmuar si një forcë fituese, shumë aktive dhe e aftë për t’u transformuar dhe e qartë për të ardhur. Është një sfidë e mirëpritur. Pozicioni i sfidës së PS nga menaxhimi i përditshëm është një sfidë e madhe dhe e mirëpres.”