Një 54-vjeçar në Divjakë është vënë pranga pasi i ka vjedhur portofolin një qytetari duke e goditur me sende të forta.

Pas marrjes së denoncimit nga Ll. M., 56 vjeç se një 54-vjeçar i mori me dhunë portofolin dhe më pas e goditi me sende të forta derisa humbi ndjenjat, policia në Divjakë organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në pranga u vu për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";