I mori bizesmenit 70 mijë euro, duke u hequr si zyrtar shtetëror/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I mori bizesmenit 70 mijë euro, duke u hequr si zyrtar shtetëror/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Një 52-vjeçar është arretuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se përfitonte shuma monetare përmes mashtrimit.

 

Përmes një njoftimi, blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 52-vjeçari Shpëtim Hida, i cili hiqej si zyrtar i lartë shtetëror dhe përmes rrjeteve sociale i kishte marrë një biznesmeni 70 mijë euro.

 

Advertisement

Arerstimi i tij u bë i mundur falë operacionit”Arkitekti”.

 

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.

 

Advertisement

Operacioni i radhës, i koduar “Arkitekti”, në vazhdën e 4 operacioneve të tjera të finalizuara gjatë 5 muajve të fundit, pas informacioneve të siguruara nga Policia përmes inteligjencës informative dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të denoncuar raste të tilla.

 

Vihet në pranga një 52-vjeçar që u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen).

 

Advertisement

52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. 

 

Sekuestrohen 70 000 euro, një automjet dhe një aparat celular.

 

Advertisement

Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. 

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Arkitekti”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.   

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.   

 

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. 

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.  

 

Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen. 

 

Advertisement

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy