
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Janinën, pasi një grua 69-vjeçare është gjetur e vdekur brenda një bagazhi makine në një garazh.
Dyshimet janë ngritur nga fqinjët, pasi prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë. Ndërkohë në banesë policia ka gjetur mbesën e viktimës, një grua 55-vjeçare.
Viktima sipas policisë ka vdekur për shkaqe patologjike. Autoritett kanë arrestuar mbesa e viktimës, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.
Sipas informacioneve, mbesa kishte vendosur trupin në një bagazh, ndërsa e kishte vulosur me ngjitës që përdoret për pllaka me qëllim që të pakësonte erën e keqe.
Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ndodhi 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares.