I kërkuan të ndalonte/ 30-vjeçari “shkel gazin” dhe sulmon policët, arrestohet pas 1 viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I kërkuan të ndalonte/ 30-vjeçari “shkel gazin” dhe sulmon policët, arrestohet pas 1 viti

Edison Kaçaniku përfundoi në prangat e Policisë së Elbasanit këtë të enjte.

 

30-vjeçari akuzohet për një ngjarje të ndodhur në korrik të 2020 në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

 

Advertisement

Efektivët i bënë shenjë ndalimi mjetit tip “Fiat”, që drejtohej nga i riu, ndërsa pasagjer ishte shtetasi J. Xh., i arrestuar më parë.

 

Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e policisë.

 

Advertisement

Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë. Edison Kaçaniku ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy