Lihet në burg efektivi i policisë në Kukës, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

 

Vendimi është marrës sot nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur masën e arrestit me burg për efektivin Shkëlqim Cika.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetasi Shkëlqim Cika, me detyrë punonjës policie, specialist zonë në Komisariatin e Policisë Kukës, i ka kërkuar mitëmarrje, përfitim të padrejtë, shtetasit A. S. 

Kërkesa është bërë me qëllim, mos referimin në prokurori të largimit të shtetasit A. S nga vendi i detyrueshëm i qëndrimit, banesa, ku duhet të qëndronte për shkak të zbatimit të masës së sigurimit arrest në shtëpi.” thuhet në njoftim, ku theksohet ndër të tjera se në datën 13/01/2022, pasi SH.Ç ka dakordësuar mënyrën e marrjes së një pjesë të përfitimit të padrejtë, oficerët e policisë së Shërbimit të Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave nën drejtimin e SPAK, kanë arritur të realizojnë ndalimin e tij.

Sa më sipër efektivi Shkëlqim Çika është lënë në arrest me burg nën akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";