I pyetur nga gazetarët nëse i druhet një “tradhtie” nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha pas kërkesës së ambadores Yuri Kim që të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri, ish-kryeministri Sali Berisha e mohoi diçka të tillë.

 

Në një konferencë për mediat, ai zbuloi se gjatë takimit të para disa ditëve mes Bashës dhe Kim, lideri i demokratëve ka kërkuar vetëm prova për shpalljen “non grata” të tij.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kryetari i PD-së i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim me kërkesën e tij për të paraqitur fakte, dokumente, prova. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i PD-së, e falënderoj dhe e përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam. Nuk kam kërkesë për rrëzimin e vendimit. Ambasadorja sillet si një guvernatore, qoftë në marrëveshjet që nxit dhe ndërmjetëson që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.”