Arrestohet një oficer policie në DVP e Elbasanit.
Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.Burime bëjnë me dije se është vënë në pranga oficeri i njësisë FAST, Sokol Fana, 26 vjeç i cili ka kërkuar para nga një shtetasi me iniciale K.H.
Mësohet se Fana kishte mashtruar shtetasin K.H duke i thënë se nëse donte që të mos arrestohej nga njësia e tij FAST për llogari të drejtësisë italiane duhet t’i pagunte Fanës 7 mijë euro.
E gjitha kjo dyshohet se ka qenë shantazh nga Fana, pasi personi, të cilit i ishte kërkuar shuma 7 mijë euro, nuk ka pasur problem me drejtësinë italiane.
Advertisement
Ka qenë ai që e ka denoncuar oficerin e Policisë, pasi ka kuptuar se nuk është në kërkim.