I jepet lamtumira e fundit familjes që u shua në aksident, gjyshja vë kujën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I jepet lamtumira e fundit familjes që u shua në aksident, gjyshja vë kujën

Patosi dhe jo vetëm, I ka dhënë paraditen e kësaj të shtune lamtumirën e fundit familjes Gushi e cila u shua në një aksident tragjik një ditë më parë në aksin rrugor Vlorë-Fier.

Dy bashkëshortët dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjece, u ndanë nga jeta pas një përplasje të tmerrshme në këtë aks rrugor. Dramë e made për pjestarët e tjerë të familjes të cilët humbën njëherazi 4 personat e tyre të dashur.

Nëna e Silvana Gushit, njeherazi gjyshja e Anastasias dhe Evës, ka qënë ajo që edhe për shkak të moshës e ka përjetuar më shumë nga të gjithë përcjelljen e vajzës dhe mbesave për në banesën e fundit.

Qindra njerez morën pjesë në ceremonine mortore, të viktimave të këtij aksidenti që në fakt ka sjell reagime të forta nga shoqëria civile, kundër atyre që me papërgjegjshmëri maksimale falë shpejtësisë dhe manovrave në rrugë bëhen burim aksidentesh.

Advertisement

Të premten aksidenti u shkaktua nga një makinë Audi ku udhëtonin tre të rinj, të cilët lëviznin me shpejtësi të madhe dhe goditen mjetin Toyota ku udhëtonte familja nga Patosi.

Përplasja ishte aq e fortë saqë makina e familjes Gusho ka bërë disa rrotullisje për të përfunduar disa metra larg rrugës kombëtare.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit Igli Madani 22 vjec u arrestua, ndonëse për momentin ai ndodhet në spitalin e Traumes në gjëndje të stabilizuar shendetesore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy