Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të deputeteve Albana vokshi dhe Elda Hoti pas kërkesës së Partisë Socialiste.

PS kërkoi masë disiplinore ndaj dy deputeteve pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në seancën plenare.

Incidenti dje në Kuvend nisi kur Arbi Agalliu, pjesë e deputetëve mbështetës të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë kryeministri Rama për të zhvilluar interpelancën sipas rendit të ditës.

Por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se Rama ia kishte deleguar ministres Spiropali përgjigjen për interpelancën, çka nuk u pranua nga Agalliu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Teksa Agalliu po fliste nga vendi, Elda Hoti ka shkuar dhe i ka tërhequr kartën dhe mikrofonin deputetit të Bashës, duke bërë që zëri i tij të mos dëgjohet në sallë./vizionplus.tv