Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili i kishte hapur një adresë denigruese në vajze të re në rrjetet sociale.

Blutë bëjnë me dije se e reja kishte bërë një denoncim se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve.

Menjëherë, pas marrjes së denoncimit, policia nisi punën dhe arrestoi 45-vjeçarin me iniciale G.G.

“Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Threat 2”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përndoqi për një kohë shumë të gjatë një shtetase, duke i hapur asaj profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve, pas një hetimi shumë të shpejtë dhe profesional, të specialistëve për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim parandalimin e situatës së krijuar, vihet në pranga 45-vjeçari.   

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një 23-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale, me përmbajtje denigruese, dhe e përniqte atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Threat 2 “, u ndalua shtetasi G. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.    

Nga verifikimet e kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, ka rezultuar se ky shtetas, duke i hapur profile false, me përmbajtje denigruese, 23-vjeçares, në rrjetet sociale, e ka përndjekur atë online për një kohë të gjatë, duke i sjellë shqetësim asaj dhe familjarëve.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia./vizionplus.tv