Policia e Fierit ka arrestuar një 38-vjeçar, pasi në stanin u gjetën 3 kg kanabis.
Ndërsa puna për evidentimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve po vijon, gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Libofshë, në stanin në pronësi të E.K, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi prej 3 kg kanabis.
Akuza që rëndon mbi 38-vjeçarin është ajo e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Advertisement