Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkortike.
Sipas uniformave blu, gjatë kontrollit fizik të riut, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje.
“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 31-vjeçari. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 31 vjeç, banues në Dërmënas, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, gati për shitje”, njofton policia.