
I ftohti i acartë do të vazhdojë të mbizotërojë në të gjithë territorin, por reshjet e dëborës do të jenë prezente vetëm në Veri dhe Juglindjen e vendit.
LAJDA PORJA
DREJTUESE E ZYRES OPERACIONALE METEOALB
AdvertisementReshjet e dëborës pritet të postohen vetëm në zonat veri, verilindore madje dhe në këto zona parashikohet që sonte gjatë natës dhe nesër të ketë një sasi reshjesh shumë të pakta. Reshjet e dendura kanë rënë dje dhe mbrëmë gjatë natës ku në zona të veçanta ka pasur 60- 70 cm borë, pritet që edhe në këtë episod të ketë më shumë verilindja dhe kryesisht juglindja, ndërkohë që gjithë territori që i shijoji nuk do të ketë më reshje.
Meteorologët parashikojnë se termometri do të regjistrojë temperatura deri në -15 grade celsius.
LAJDA PORJA
Nga nesër i gjithë territori shqiptar do të jetë me vlerë negative, edhe zonat bregdetare pritet të jenë në vlerën 0, temperatura më e ultë në territor do të jetë – 15 gradë celsius në zonat juglindore.
Këto masa të ftohta do të jenë të pranishme deri në fundjavën e ardhshme dhe më pas pritet një rritje e temperaturave.