Temperaturat e ulëta kanë dëmtuar një pjesë të madhe të mollëve të magazinuara në kushte jo frigoriferike në qarkun e Korçës.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, ku çdo vit prodhohen më shumë se 3200 tonë mollë. Robert Qeleshi, fermer i kësaj zone thotë se dëmi financiar është i madh.
ROBERT QELESHI
FERMER I FSHATIT ZVIRINE
Nuk ka tërheqje në treg. Nuk vijnë tregtarët. Po molla ngri shkri. Do e hedhim. Po për momentin po hedh 30 deri në 40 kuintalë.
Advertisement
E njëjta problematikë haset dhe te fermerët e tjerë të zonës. Ata thonë se tashmë u ka mbetur vetëm një rrugë: ajo e seleksionimit të prodhimit dhe shitja me 10 lekë për kilogram për lëngje dhe jo për konsum:
KOÇO KOLVANI
FERMER I FSHATIT ZVIRINE
AdvertisementTemperaturat ndikojnë. Po mundohemi t’i seleksionojmë. Gjysma e mollëve ikën. Humbja rreth 4 mln lekë.
HYSNI BALLIU
AdvertisementFERMER I FSHATIT ZVIRINE
Ka qenë shumë e vështirë. Dhe ne jemi dëmtuar. Unë personalisht kam 150 kuintalë mollë dhe nuk shpresoj të shes asnjë kilogramë.
Advertisement
Në qarkun e Korçës prodhohet mesatarisht çdo vit 80-100 mijë tonë mollë dhe vetëm 18% e këtij prodhimi ruhet në kushte frigoriferike, ndërsa pjesa më e madhe mbahet në kushte shtëpie ose në magazina jo të përshtatshme.
Një pjesë e këtij prodhimi hidhet nga fermerët, pasi nuk shitet në treg për shkak të llojit të mollës, e cila, sipas autoriteteve, nuk preferohet nga konsumatorët.