Konkurrenca dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e ndodhur në orët e natës në Drimadhes, ku 60 shezlongëve në pronësi të Bilbil Domit iu vu flaka.
Pronari 55-vjeçari ka dhënë detaje për policinë, duke deklaruar se nuk di ku ta drejtojë gishtin.
Advertisement
Por ai vë në dukje se bizneset përreth kanë shfaqur pakënaqësi gjithmonë.
Nga ana e policisë po hetohet edhe mundësia që Bilbil Domi të ketë pasur konflikte të mëparshme me biznesmenë të tjerë për shfrytëzimin e vijës bregdetare.
Advertisement
Për ngjarjen në fjalë nuk ka akoma asnjë të shoqëruar nga policia.