I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndërron jetë në spitalin e Lezhës i burgosuri (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndërron jetë në spitalin e Lezhës i burgosuri (EMRI)

Robert Cini, i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin rajonal të Lezhës për shkak të një infarkti të miokardit.

Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se Cini vuante dënimin në IMP Lezhë ku ishte transferuar në vitin 2021. Sipas njoftimit, 54-vjeçari nuk kishte konstakte me familjen.

Njoftim Paraprak

Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.

Advertisement

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.

Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy