SPAK ka vendosur sekuestrimin e 11 pasurive në pronësi të shtetasit me dy emra, Roland (Taulant) Domi dhe të afërmve të tij.
Ky shtetas është dënuar në Itali për disa vepra penale si “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Pasuritë:
1.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
2.Pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
3.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
4.Pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
5.Pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
6.Pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
7.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
8.Pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë, në pronësi të shtetasit Roland (Taulant) Domi;
9.Pasuri e paluajtshme apartament, me sipërfaqe prej 34 m2, me kuotë pjesëmarrje 3.6%, me adresë Kryemëdhenj, Kavajë, në pronësi të shtetases N. Domi;
10.Automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi;
- Automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.