I dënuar në Itali me 13 vite burg, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar në Itali me 13 vite burg, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia dhe Interpol Tirana kanë arrestuar 42-vjeçarin Lulzim Halilin, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

42-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimin, pasi Gjykata e Aostës në Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

 

Advertisement

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Aosta”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Advertisement

Lulzim Halili, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Aostës, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy