
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Leonard Ndoja, 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani” në Shkodër, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi policia zbuloi vendndodhjen e tij
32-vjeçari ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës më 20.12.2020, me “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Advertisement