
Policia e Pogradecit ka vënë në pragma një 60-vjeçar të shpallur në kërkim. Eduart Elmasllari, 60-vjeç rezulton i dënuar me 7 vite heqje lirie. Ai akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që kalonte në kufi emigrantë të paligjshëm.
“I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari”, raporton policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Advertisement