Policia e Durrësit arrestoi një 24-vjeçar që ishte i shpallur në kërkim.
Eralind Pirraçi është i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Advertisement
Në vitin 2020, ai akuzohet se në bashkëpunim me tre persona të tjerë, ka transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz” 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Advertisement
Advertisement