I dënuar me 14 vite burg/ kapet 33 vjeçari, pjesë e bandës së drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 14 vite burg/  kapet 33 vjeçari, pjesë e bandës së drogës

Policia e Lezhës ka arrestuar 33 vjeçarin, Fatjon Marku, i dënuar me 14 vite burg për shitje droge e grup të strukturuar kriminal.

 

Ai ishte dënuar në mungesë me 14 vite burg nga GJKK për ngritjen e një laboratori droge në Has në 2018.

 

Advertisement

“Gjatë operacionit”BAOFENG” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Fatjon Marku, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar si pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin F. K., i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por pas disa minutash ndjekjeje, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, është bërë i mundur ndalimi i mjetit. Shtetasi Fatjon Marku ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2018, I ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Gjithashtu, me vendimin e datës 28.12.2021, Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka dënuar me 14 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“, njofton policia.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 33 vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (thikë) dhe 1 radio marrëse-dhënëse si ato të policisë. Në përfundim të veprimeve u procedua penalisht edhe drejtuesi i makinës Florin Kola, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

 

I riu nga Lezha akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy