I dënuar me 11 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike, kapet 51-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I dënuar me 11 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike, kapet 51-vjeçari

Gentian Deda, 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar dhe pritet të ekstradohet.

 

Ai u dënua nga Gjykata e Milanos me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

 

Advertisement

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Gentian Deda, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Durrës.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy