Një 50 vjecar është vetëhedhur nga kati I dytës I banesës së tij në qytetin e Durrësit.
Policia bën të ditur se ky shtetas ka qënë në gjëndje të dehur kur është hedhur nga kati I dytë I tarracës së shtëpisë së tij.
Aktualisht, shtetasi me iniciale A.M, ndodhet në gjëndje të rëndë në spital.
Advertisement
Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.